Fukarallëk: Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj tre personave për vjedhje të kabllove

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Mars, 2026 15:28

Fukarallëk: Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj tre personave për vjedhje të kabllove

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave të dyshuar për vjedhje të rëndë në zonën e fabrikës Hekurana.

Sipas prokurorisë, në ditët e para të muajit mars, të akuzuarit kanë marrë lloje të ndryshme kabllosh elektrike me vlerë rreth 196.500 denarë, pronë e një personi juridik nga Kavadari. Gjatë veprimit, ata dyshohet se kanë dëmtuar edhe një kabllo të rrjetit publik elektrik, duke shkaktuar dëme shtesë të vlerësuara në rreth 800.000 denarë.

Hetimet tregojnë se personat janë vërejtur teksa tentonin të largoheshin nga zona me automjetin e ngarkuar me kabllo, pas çka janë arrestuar nga autoritetet.

Për një nga të akuzuarit është propozuar vazhdimi i paraburgimit, ndërsa për dy të tjerët mbeten në fuqi masat parandaluese të vendosura më herët. Rasti tashmë i është përcjellë gjykatës për procedurë të mëtejshme.

90
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Mars, 2026 15:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
90
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?