Gjashtë muaj pa paga, punonjësit e Klinikës së Fëmijëve kërkojnë ndërhyrje urgjente

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Qershor, 2026 12:12 Përditësuar

Gjashtë muaj pa paga, punonjësit e Klinikës së Fëmijëve kërkojnë ndërhyrje urgjente

Dhjetëra punonjës të Klinikës së Fëmijëve protestuan sot para Ministrisë së Financave, duke kërkuar pagesën e gjashtë pagave të papaguara dhe zgjidhje të menjëhershme për statusin e tyre të punës, pas muajsh pasigurie dhe pritjeje.

Sipas protestuesve, rreth 50 punonjës kanë mbetur pa paga që nga fillimi i vitit, ndërsa kërkesat për vazhdimin e kontratave të tyre janë refuzuar nga Ministria e Financave, pa arsyetime konkrete.

Ata theksuan se dokumentacioni për vazhdimin e kontratave është dorëzuar që në janar, por përgjigjet negative kanë ardhur vetëm pas pesë muajsh, duke ngritur dyshime për mënyrën e trajtimit të çështjes.

“Pse u deshën pesë muaj për të marrë përgjigje dhe pse u lejua që të vazhdonim punën deri në fund të majit, nëse nuk kishte vullnet për vazhdimin e kontratave?”, pyetën protestuesit.

Në mesin e të punësuarve, sipas tyre, ka persona me deri në tetë vite përvojë pune në institucion, të cilët kanë vazhduar të kryejnë detyrat pavarësisht mungesës së pagave dhe pasigurisë për të ardhmen profesionale.

Protestuesit thanë se kanë marrë arsye të ndryshme për refuzimet, duke filluar nga mungesa e buxhetit deri te mosdhënia e asnjë shpjegimi zyrtar.

Ata kërkuan pagesën urgjente të pagave të prapambetura, miratimin e kontratave të punës dhe një zgjidhje të përhershme për statusin e tyre.

Pas përfundimit të protestës, përfaqësuesit e tyre u pritën në Ministrinë e Financave, ku, sipas deklaratave të tyre, u është premtuar se do të shqyrtohet problemi dhe do të kërkohet zgjidhje institucionale për situatën.

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar lidhur me protestën e punonjësve të Klinikës së Fëmijëve para Ministrisë së Financave, duke e cilësuar situatën si një dështim të rëndë institucional ndaj stafit që çdo ditë kujdeset për shëndetin e fëmijëve.

Sipas partisë, rreth 50 punonjës të kësaj klinike kanë mbetur pa paga për disa muaj, ndërsa institucionet kompetente kanë vonuar vendimet dhe përgjigjet lidhur me vazhdimin e kontratave të tyre të punës.

Nga Aleanca për Shqiptarët theksojnë se dokumentacioni për vazhdimin e kontratave është dorëzuar që në muajin janar, ndërsa përgjigjet negative kanë ardhur vetëm pas pesë muajsh pritjeje.

“Gjatë gjithë kësaj kohe, këta punonjës kanë vazhduar të kryejnë detyrat e tyre deri në fund të muajit maj, pa marrë paga dhe pa pasur siguri për statusin e tyre të punës”, thuhet në reagimin e partisë.

Sipas tyre, situata nuk mund të konsiderohet thjesht si një vonesë administrative, por si pasojë e keqmenaxhimit, papërgjegjësisë dhe mungesës së respektit ndaj punonjësve që kanë mbajtur funksionale shërbime të rëndësishme për fëmijët dhe familjet e tyre.

Aleanca për Shqiptarët nënvizon se në mesin e të prekurve ka punonjës me deri në tetë vite përvojë pune në Klinikën e Fëmijëve, të cilët, sipas tyre, nuk mund të trajtohen si staf i përkohshëm.

Partia vlerëson se arsyetimet për mungesë buxheti dhe vonesat pa sqarime të qarta vetëm sa e thellojnë padrejtësinë ndaj punonjësve që kanë kryer detyrat e tyre pa u kompensuar.

Në reagim kërkohet pagesa e menjëhershme e pagave të prapambetura, zgjidhje e statusit të punonjësve dhe përgjegjësi nga institucionet që kanë lejuar zvarritjen e problemit për muaj të tërë.

“Kujdesi ndaj stafit të Klinikës së Fëmijëve është kujdes ndaj vetë shëndetit të fëmijëve. Një shtet që lë pa paga njerëzit që kujdesen për fëmijët, ka dështuar aty ku nuk guxon të dështojë”, thuhet në fund të reagimit të Aleancës për Shqiptarët. Gazeta Flaka

480
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Qershor, 2026 12:12 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
480
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?