Vozitja e papërgjegjshme vazhdon të mbetet një problem shqetësues në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar gjashtë shoferë për shkelje të rënda në trafik.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), katër nga shoferët e ndaluar po drejtonin automjetet pa patentë shoferi, ndërsa dy të tjerë ishin nën ndikimin e alkoolit.
Autoritetet bëjnë të ditur se dy nga rastet e drejtimit pa leje janë evidentuar në Manastir, ndërsa nga një rast është regjistruar në Shkup dhe Gjevgjeli.
Disa prej këtyre shoferëve, sipas policisë, kanë qenë të përfshirë edhe në aksidente trafiku, duke rritur rrezikun për sigurinë e qytetarëve në rrugë.
Nga MPB apelojnë për respektim të rregullave të komunikacionit dhe paralajmërojnë kontrolle të shtuara në ditët në vijim, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
15 Prill, 2026 17:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.