Një 34-vjeçar nga Gostivari është privuar nga liria nga policia, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe më pas i ka marrë para dhe çelësat e automjetit.
Sipas informacioneve nga policia, rasti ka ndodhur më 31 korrik rreth orës 02:20 në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, ku zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë së Gostivarit kanë arrestuar personin H.S. (34).
Paraprakisht, bashkëshortja e tij 36-vjeçare kishte raportuar se rreth orës 23:00, pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër në shtëpinë familjare, ajo ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Sipas denoncimit, ai më pas kishte marrë nga çanta e saj para dhe çelësat e automjetit dhe ishte larguar nga vendi.
I dyshuari është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
31 Korrik, 2026 14:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.