Gostivar: Arrestohet 34-vjeçari për shantazh, denoncohet edhe një mashtrim me patentë shoferi
Më 21.03.2026, rreth orës 21:55 në Gostivar, policia ka arrestuar G.G. (34) nga fshati Çegran, nën dyshimin për veprën penale të shantazhit.
Arrestimi u bë pas një denoncimi nga një banor i një fshati të Tetovë, i cili deklaroi se i dyshuari i kishte kërkuar 5000 euro për një borxh të pretenduar. Sipas kallëzimit, G.G. kishte dërguar mesazhe kërcënuese dhe e kishte kanosur me publikimin e një regjistrimi të bisedës mes tyre.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Ndërkohë, një tjetër rast mashtrimi është raportuar në polici. Një 33-vjeçar nga Turqia ka denoncuar se është mashtruar nga personi A.I. për shumën prej 2700 eurosh.
Sipas denoncimit, gjatë vitit 2026, palët ishin marrë vesh që A.I. të ndërhynte për pajisjen e bashkëshortes së viktimës me patentë shoferi. Ai kishte paguar paraprakisht 2000 euro, ndërsa 700 euro të tjera do t’i jepte pas përfundimit të shërbimit, i cili nuk u realizua dhe paratë nuk iu kthyen.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit. Gazeta Flaka
















