Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Splitit, ku një 29-vjeçar me origjinë nga Kosova dhe nënshtetësi britanike, i arrestuar javën e kaluar nën dyshimin për përdhunimin e një gruaje në një hotel, është sulmuar fizikisht nga një i paraburgosur tjetër.
Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë kroate të Drejtësisë, përleshja ndodhi të enjten rreth orës 13:15, dhe pas incidentit, të dy të paraburgosurit u vendosën në dhoma të ndara. I dyshuari kosovar, i cili u ankua për dhimbje, u transportua menjëherë në Spitalin Klinik të Splitit, ku mbeti i shtruar për trajtim mjekësor.
Mjekët konfirmuan një thyerje të nofullës, dhe i paraburgosuri iu nënshtrua një operacioni urgjent të shtunën. Sot ai është rikthyer në burg, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e përleshjes.
Kujtojmë se 29-vjeçari u arrestua së bashku me dy persona të tjerë, pas dyshimeve për përdhunimin e një gruaje nga Spliti, në një hotel pranë bregdetit. Të tre janë nën masën e paraburgimit, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
29 Korrik, 2025 12:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.