I dehur në timon, arrestohet 57-vjeçari pas aksidentit në Gostivar

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Qershor, 2026 14:06

I dehur në timon, arrestohet 57-vjeçari pas aksidentit në Gostivar

Një 57-vjeçar nga fshati Vrapçisht është arrestuar nga policia pasi u përfshi në një aksident trafiku dhe rezultoi se drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit.

Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur më 21 qershor 2026, rreth orës 23:20, në rrugën “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar, ku kishte ndodhur një aksident mes dy automjeteve të udhëtarëve.

Pas ndërhyrjes në vendngjarje, zyrtarët policorë kanë kryer alkooltestin ndaj shoferit E.I. (57) nga Vrapçishti, i cili drejtonte një automjet të tipit “Mercedes” me targa të Gostivarit. Testimi ka treguar se ai kishte 2.54 promilë alkool në organizëm.

Në konsultim me prokurorin publik, shoferi është privuar nga liria, ndërsa automjeti i tij është sekuestruar. Autoritetet bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Flaka

91

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Qershor, 2026 14:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
91

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut