Incident i pazakontë në Tetovë, dy vajza hidhen nga një taksi në lëvizje
Një incident i pazakontë është raportuar në rajonin e Tetovës, ku dy vajza janë detyruar të kërcejnë nga një taksi në lëvizje, pasi, sipas denoncimit, shoferi nuk i ka dërguar në destinacionin e kërkuar dhe është sjellë në mënyrë të papërshtatshme.
Sipas njoftimit të policisë, më 4 gusht 2026, rreth orës 16:30, në Departamentin e Policisë në Tearcë, D.K. ka raportuar se e dashura e tij, E.I. (20), dhe shoqja e saj 16-vjeçare, të dyja nga fshati Përshovcë i Tetovës, kishin hipur në një automjet taksi. Gjatë udhëtimit, shoferi, sipas kallëzimit, nuk kishte ndaluar në vendin e kërkuar dhe kishte shfaqur sjellje të papërshtatshme.
Për shkak të situatës, dy vajzat janë detyruar të hidhen nga automjeti ndërsa ai ishte ende në lëvizje, pas së cilës kanë kërkuar ndihmë.
Për rastin janë njoftuar Prokurori Publik dhe Qendra për Punë Sociale në Tetovë, ndërsa policia po ndërmerr veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive.
Flaka
















