Incident në Kumanovë: Trajneri sulmohet nga lojtari gjatë ndeshjes

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Mars, 2026 18:39

Incident në Kumanovë: Trajneri sulmohet nga lojtari gjatë ndeshjes

Një incident i rëndë është regjistruar gjatë një ndeshjeje futbolli në Kumanovë, ku një trajner është sulmuar fizikisht nga një lojtar.

Sipas të dhënave të Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë, rasti është paraqitur menjëherë në polici nga vetë trajneri, ndërsa ngjarja ka ndodhur gjatë zhvillimit të ndeshjes.

Siç transmeton Kumanova Sot, incidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, kur trajneri me iniciale T.R. (50), nga Kumanova, është sulmuar fizikisht nga një person me iniciale S.T. (37), së bashku me djalin e tij të mitur, i cili është gjithashtu lojtar i klubit.

“Trajneri i klubit futbollistik të Kumanovës e ka denoncuar rastin e sulmit fizik gjatë ndeshjes nga personi me iniciale S.T. (37) dhe djali i tij i mitur, i cili është lojtar i klubit”, thuhet në njoftimin e SPB-së së Kumanovës.

Autoritetet kanë bërë të ditur se janë duke ndërmarrë masa ligjore për zbardhjen e plotë të rastit dhe për përcaktimin e përgjegjësisë së personave të përfshirë.

Flaka

56
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Mars, 2026 18:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
56
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?