Iseni premton përgjegjësi për rastin e Kumanovës, e mbajmë për fjale!

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Gusht, 2025 21:45

Iseni premton përgjegjësi për rastin e Kumanovës, e mbajmë për fjale!

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve ksenofobike dhe antishqiptare që u dëgjuan gjatë ndeshjes së djeshme të basketbollit në Kumanovë, mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. Ai i cilësoi këto veprime si të papranueshme dhe thellësisht të dëmshme për frymën e bashkëjetesës që synohet të ndërtohet në vend.

“Këto provokime vijnë nga grupe të vogla, por të zhurmshme. Ne i dënojmë fuqishëm dhe kërkojmë që të mos relativizohen. Nismëtarët e këtij provokimi do të përgjigjen”, theksoi Iseni.

Ai u ndal edhe te reagimi i BDI-së, duke e quajtur të pasinqertë dhe të vonuar. “BDI nuk ka të drejtë morale të flasë për dinjitetin e shqiptarëve. Ishin zëvendësministrat dhe funksionarët e tyre që rrinin të heshtur në kolltuqe edhe kur shqiptarët zvarriteshin në tokë, arrestoheshin e poshtëroheshin në prag të shtëpive të tyre. Ata zgjodhën pushtetin para popullit”, u shpreh ai.

Zëvendësministri Iseni përmbylli mesazhin e tij me një apel për përgjegjësi institucionale dhe shoqërore, duke theksuar se lotët e krokodilit nuk e fshijnë të kaluarën e një politike që ka heshtur para padrejtësisë. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Gusht, 2025 21:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.