Policia ka ngritur kallëzim penal ndaj dy personave nga Tetova, të dyshuar për mashtrim dhe ndihmë në mashtrim lidhur me një automjet të huazuar.
Sipas njoftimit të SPB Tetovë, bëhet fjalë për A.K. (29) dhe B.S. (56), të cilët dyshohen për veprat penale “mashtrim” dhe “ndihmë në mashtrim”.
Rasti daton nga shtatori i vitit 2025, kur pronari i automjetit ia kishte huazuar veturën A.K.-së. Pas një kohe, ai nuk ia kishte kthyer automjetin pronarit, duke pretenduar se vetura kishte pësuar defekt.
Megjithatë, sipas të dhënave të siguruara gjatë procedurës, dyshohet se automjeti ishte shitur te një person tjetër.
Pas dokumentimit të rastit, policia ka dorëzuar kallëzim penal ndaj dy personave, ndërsa për rastin do të vendosin organet kompetente të drejtësisë.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
10 Gusht, 2026 20:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.