Kampionët e Championsit përballen me fituesit e Europa League – PSG vs Tottenham
Një muaj pas përfundimit të sezonit më të suksesshëm në historinë e tyre, Paris Saint-Germain rikthehet në fushë për të luftuar për një tjetër trofe prestigjioz: Superkupën e Evropës 2025.
Finalja e Superkupës: PSG vs Tottenham Kampionët e Champions League, PSG, do të përballen me fituesit e Europa League, Tottenham Hotspur, në një ndeshje që zhvillohet të mërkurën, më 13 gusht 2025, në Stadio Friuli (Bluenergy Stadium) në Udine, Itali, me fillim nga ora 21:00 CET.
PSG kërkon rikthimin pas humbjes në Kupën e Botës për Klube Pas fitores së tripletës sezonin e kaluar, përfshirë triumfin historik në Champions League ndaj Interit (5–0), PSG u mposht 3–0 nga Chelsea në finalen e FIFA Club World Cup në New Jersey. Tani, skuadra e Luis Enrique kërkon të nisë sezonin me një tjetër trofe.
Tottenham në kërkim të lavdisë europiane Tottenham, nën drejtimin e trajnerit të ri Thomas Frank, vjen pas fitores në Europa League ndaj Manchester United. Megjithatë, skuadra londineze përballet me mungesa të rëndësishme si James Maddison, Son Heung-Min dhe Dejan Kulusevski, duke e bërë sfidën edhe më të vështirë.
Formacionet e mundshme:
PSG (4-3-3): Chevalier; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; Zaire-Emery, Vitinha, Fabian Ruiz; Doué, Dembélé, Kvaratskhelia
Tottenham (4-2-3-1): Vicario; Porro, Romero, Van de Ven, Spence; Bentancur, Palhinha; Kudus, Sarr, Odobert; Richarlison.
Flaka














