Kapet duke vozitur 178 km/h në rrugën Tetovë–Gostivar, ndalohet shoferi

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Prill, 2026 20:15

Kapet duke vozitur 178 km/h në rrugën Tetovë–Gostivar, ndalohet shoferi

Një shofer nga Gostivari është ndaluar nga policia pasi është kapur duke lëvizur me shpejtësi ekstreme në rrugën Tetovë–Gostivar.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti ka ndodhur më 19 prill 2026 rreth orës 18:50, kur njësitë policore të Njësisë Mobile për Siguri në Komunikacionin Rrugor, me ndihmën e automjetit special “gjurmues”, kanë matur shpejtësinë e një automjeti të tipit “Mercedes” me targa të Gostivarit prej 178 km/h.

Shpejtësia është regjistruar jashtë vendbanimit, në një segment ku kufizimi maksimal i lejuar është 80 km/h, çka përbën shkelje të rëndë të rregullave të komunikacionit.

Nga MPB bëjnë të ditur se automjeti është konfiskuar, ndërsa shoferi me inicialet K.I. (44) do të përballet me masa ligjore, në përputhje me nenet 297-a dhe 300-b të Kodit Penal.

Autoritetet theksojnë se kontrollet me automjetet speciale “gjurmues” do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në të gjithë vendin, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe ndëshkimin e shkelësve.

MPB gjithashtu apelon tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit, duke theksuar se tejkalimi i shpejtësisë mbetet një nga shkaqet kryesore të aksidenteve me pasoja të rënda.

Flaka

61
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Prill, 2026 20:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
61
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?