Një 41-vjeçar shqiptar, i identifikuar me inicialet E.B., është arrestuar nga Policia e Elbasanit në fshatin Papër, teksa qarkullonte me automjetin e tij. Sipas burimeve zyrtare, ai ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.
Urdhërarresti ndaj tij është lëshuar më 30 qershor 2025 nga Gjykata e Sabadellit në Spanjë. Pas arrestimit, E.B. është shoqëruar në ambientet e policisë dhe po punohet për ekstradimin e tij drejt Spanjës, në bashkëpunim me Interpol Tirana.
Operacioni është finalizuar nga Shërbimet e Trafikut dhe Seksioni i Hetimit të Narkotikëve në DVP Elbasan, duke e konsideruar një sukses në luftën kundër krimit ndërkombëtar.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
18 Gusht, 2025 14:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.