Prokuroria e Lartë Publike në Leskovc ka caktuar masën e paraburgimit për shtetasin I.S. nga Shkupi, i dyshuar për veprën penale “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të lëndëve narkotike”.
Sipas autoriteteve serbe, pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme ndaluan një automjet tip “Ford” në autostradën Nish–Leskovc, të drejtuar nga i dyshuari.
Gjatë kontrollit, në hapësirat e krahut të djathtë të përparmë të mjetit, policia gjeti nëntë paketa me gjithsej 8.370 gramë kokainë. Lënda narkotike u sekuestrua menjëherë, ndërsa i dyshuari u arrestua dhe u dërgua në paraburgim.
Hetimet po vijojnë për të zbuluar origjinën dhe destinacionin e drogës, si dhe lidhjet e mundshme të të arrestuarit me rrjete ndërkombëtare të trafikut.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
20 Gusht, 2025 14:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.