Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të mërkurën pasdite në fshatin Bresalc të komunës së Gjilanit, rreth orës 16:30.
Lajmin e ka konfirmuar për mediat zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili tha se në aksident janë përfshirë dy automjete.
“Me datën 13.08.2025 rreth orës 16:30, kemi pranuar informacion për një aksident trafiku në fshatin Bresalc të komunës së Gjilanit. Në këtë aksident të përfshira kanë qenë dy automjete, ku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Të njëjtit janë dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal të Gjilanit, ku janë duke pranuar tretman mjekësor,” tha Osmani.
Rrethanat e aksidentit po hetohen nga Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Gjilan, ndërsa gjendja e të lënduarve pritet të konfirmohet nga autoritetet spitalore.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
13 Gusht, 2025 21:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.