Gjatë ditës së djeshme (9 korrik), në periudhën nga ora 16:00 deri në 22:00, në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është zhvilluar një kontroll i koordinuar për ndëshkimin e shkeljeve që kryejnë drejtuesit e motoçikletave, shkruan Flaka. Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme, janë sanksionuar gjithsej 232 motoçiklistë për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit.
Nga numri total 97 motoçiklistë janë gjobitur për mosvendosje të helmetës mbrojtëse, 77 kanë drejtuar motoçikleta pa leje drejtimi, dhe 8 motoçikleta janë konfiskuar për shkak të dokumenteve të skaduara dhe shkaktimit të zhurmës së lartë.
Përveç kësaj, gjatë kontrollit janë evidentuar edhe 164 shkelje të tjera të rregullave të trafikut, që nuk lidhen drejtpërdrejt me drejtuesit e motoçikletave.
Policia njofton se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, dhe apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe ligjet rrugore, me qëllim për të siguruar rrugë më të sigurta për të gjithë qytetarët. Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
10 Korrik, 2025 11:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.