Kush ishte deputetja që u kërrcënua mëngjesin e së mërkurës në Shkup?
Rreth orës 02:00 pas mesnate, në Stacionin Policor të Kisella Vodës është paraqitur deputetja S.P. nga Shkupi, e cila ka denoncuar një rast kërcënimi.
Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, më 01.07.2025 rreth orës 23:00, në bulevardin “Serbia” në Shkup. Deputetja ka deklaruar se një person, i cili ndodhej në një automjet pasagjerësh të markës “Mercedes”, i ka drejtuar asaj kërcënime.
Policia ka nisur hetimet dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personit të përfshirë. Deri më tani, nuk ka të dhëna shtesë mbi motivin apo rrethanat e ngjarjes.
Lajme të tjera nga Kronika e Zezë
Grabitje në farmaci – Shkup
SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal ndaj M.A. (21) për grabitje të armatosur në një farmaci më 18.05.2025. I dyshuari, me një mjet të mprehtë, kërcënoi të punësuarën dhe mori para.
Mashtrim në Tetovë
SPB Tetovë procedoi penalisht një person juridik dhe H.A. (59) nga Tearca. Në qershor 2024, ata mashtruan një qytetar nga Tetova duke mos dorëzuar material ndërtimor, ndonëse ky i fundit kishte paguar 126.755 denarë.
Drogë në Kërçovë dhe Shkup
– M.Gj. (22) nga Kërçova u kap më 26.06.2025 me marihuanë pas kontrollit të policisë.
– Gjashtë persona, përfshirë G.N. nga Strumica dhe disa nga Shkupi, u arrestuan me marihuanë dhe substanca të dyshimta pluhuri në Shkup.
Armë pa leje – Shkup
B.L. (42) u ndalua më 26.06.2025 në rrugën Shkup-Tetovë me pistoletë dhe municion të paautorizuar.
Sulm nga ariu në Tearcë
E.H. (41) nga Siniçani pësoi lëndime kur u sulmua nga një ari në zonën “Kodra e madhe”.
Aksidente të shumta trafiku në vend
Shkup-Tetovë:
Më 01.07.2025, në Llaskarcë, ndodhi përplasje mes një BMW-je dhe një motoçiklete “Harley Davidson”. Motoçiklisti (I.G. nga Gostivari) dhe shoferi i BMW-së u plagosën rëndë.
Shkup, rr. Filipi II: Një “Audi” dhe një trotinet elektrik u përplasën. I lënduar rëndë mbeti drejtuesi i trotinetit (D.P., 24 vjeç nga Velesi).
Përmbysje në Shkup: Një “Audi A4” u përmbys në rr. “Hristijan Todorovski-Karposh”. Dy gra dhe dy fëmijë pësuan lëndime të rënda.
Veles: Përplasje mes një “Peugeot” dhe një motoçiklete “Aprilia”. Motoçiklisti u dërgua me lëndime të rënda në spital.
Strumicë: Një “Chevrolet” doli nga rruga në segmentin Radovish–Strumicë. Vozitësi (M.S., 38) pësoi lëndime të rënda.
Demir Hisar: Aksident mes “Golf”-it dhe një motoçiklete. Motoçiklisti 17-vjeçar dhe bashkudhëtari 16-vjeçar u lënduan rëndë.
Ohër: Në rr. “7 Nëntori”, një “Rover” i preu rrugën një mopedi. Motoçiklisti T.T. (44) u plagos rëndë.
Shkup, rr. “Leninova”: Një motoçikletë “Kawasaki” goditi këmbësorin J.N. (68), i cili më pas ndërroi jetë në spital. Motoçiklisti u largua nga vendi i ngjarjes.
Incidente të tjera
Kërcënime ndaj deputetes
Deputetja S.P. nga Shkupi denoncoi kërcënime nga një person në një “Mercedes” në bul. “Serbia”.
Tentativë grabitjeje në Qendër
I.P. (61) denoncoi se një person tentoi t’i grabiste çantën në një objekt afarist.
Grabitje e një të moshuare në stacion autobusi
N.G. (86) u sulmua në Qendër dhe iu morën stolitë personale me forcë.
Zjarr në bodrume në Aerodrom
Një zjarr përfshiu katër hapësira bodrumesh në komunën e Aerodromit. Fatmirësisht nuk pati të lënduar.
















