Lisandro Martínez nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes 0-1 të Manchester United ndaj Manchester Cityt në derbin e zhvilluar në Old Trafford.
Mbrojtësi argjentinas vuri në dyshim vendimin për pozicionin jashtë loje dhe tha se nuk e kuptonte mënyrën se si po interpretohen rregullat.
“Mendoj se ishte jashtë loje… Nuk mund ta kuptoj të gjitha rregullat. Enzo Fernández ishte aty, përpara meje, prandaj shkova drejt tij. Për këtë arsye Haaland mbeti i lirë pas shpinës time”, deklaroi Martínez për Sky Sports.
Ai kritikoi gjithashtu mënyrën se si gjyqtarët dhe zyrtarët e shpjegojnë rregulloren para fillimit të sezonit, duke e konsideruar të papranueshme që gabime të tilla të ndodhin në Premier League.
“Është liga më e mirë në botë, me ekipet dhe lojtarët më të mirë. Tani duhet të shkojmë në shtëpi me këtë padrejtësi. Kështu e humbëm sot”, shtoi argjentinasi.
Deklaratat e Martínez kanë hapur sërish diskutimin për interpretimin e rregullave dhe vendimet e gjyqtarëve në Premier League.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
13 Shtator, 2026 20:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.