MBP: 902 shkelje trafiku brenda një dite – Kujdes, mërgimtarë!

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Korrik, 2025 14:17

MBP: 902 shkelje trafiku brenda një dite – Kujdes, mërgimtarë!

Më 7 korrik, në kuadër të kontrolleve të rregullta të komunikacionit të zhvilluara nga policia në të gjithë vendin, janë konstatuar gjithsej 902 shkelje të rregullave të trafikut. Nga ky numër, 148 raste kanë të bëjnë me drejtimin e automjeteve pa leje drejtimi – një shifër alarmante për sigurinë rrugore, shkruan Flaka duke u thirrur në informacionet e MPB-së.

Sipas të dhënave të Sektorit për Punë të Brendshme dhe Njësisë Mobile për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, ndër shkeljet më të shpeshta janë:

  • 21 shoferë janë kapur duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar menjëherë nga trafiku,
  • 220 motoçiklistë janë ndëshkuar për mosvendosje të helmetës mbrojtëse,
  • 82 raste janë regjistruar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar,
  • 193 shoferë për parkim të gabuar,
  • 40 persona për mosvendosje të rripit të sigurimit,
  • 33 shoferë janë ndëshkuar për përdorim të telefonit celular gjatë vozitjes,
  • 15 shoferë fillestarë kanë marrë gjoba për shkelje,
  • 5 shoferë janë kapur duke parakaluar në mënyrë të pasigurt,
  • 2 drejtues të trotinetëve elektrikë janë ndëshkuar për mospërputhje me rregullat.

Ndërkohë, në bazë të Ligjit për Automjete, janë larguar nga komunikacioni 46 automjete të paregjistruara, si dhe 9 mjete të pasigurta teknikisht.

Policia njofton se kontrollet do të vazhdojnë në ditët në vijim, dhe bën apel tek qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut, për të garantuar siguri më të lartë për të gjithë.

91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Korrik, 2025 14:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?