“Modric eterno” – tifozët i japin lamtumirën legjendës
Tifozët e Real Madridit i dhanë një lamtumirë emocionuese Luka Modricit, i cili po i jep fund një epoke 13-vjeçare në klubin mbretëror.
Një banderolë gjigante me mesazhin “Modric eterno” u vendos në hyrje të qendrës stërvitore të Real Madridit, ku dhjetëra tifozë shprehën dashurinë dhe mirënjohjen për mesfushorin kroat.
Përshëndetja e fundit nga Madridi
Kjo ishte paraqitja e fundit e Modricit në kampin stërvitor si lojtar i “Los Blancos”. Ai pritet të transferohet në Milano pas përfundimit të angazhimeve të klubit në Kupën e Botës për Klube, ku Real Madrid do të përballet me Al-Hilal, Pachuca dhe Salzburg.
13 vite madhështie
Gjatë kohës së tij në Madrid, Modric fitoi 28 trofe, përfshirë:
• 6 Liga Kampionësh
• 5 Kupa Bote për Klube
• 4 La Liga
• Topin e Artë në 2018
Ai ka luajtur mbi 500 ndeshje, duke u shndërruar në një ikonë të klubit.
Flaka