“Mos i keqpërdorni punëtorët e NPK Tetova si dekor për marketing politik”

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Gusht, 2026 17:32

“Mos i keqpërdorni punëtorët e NPK Tetova si dekor për marketing politik”

Ajo që pamë në manifestimin e djeshëm të Komunës së Tetovës është e papranueshme, punëtorët e NPK “Tetova”, të cilët paguhen nga paratë publike dhe me dinjitet i shërbejnë qytetit, nuk duhet të keqpërdoren si dekor për PR politik të pushtetit. Kështu kanë reaguar nga “Më Mirë për Tetovën” për ngjarjen e djeshme ku autoritetet komunale me ‘ceremoni’ njoftuan se pas shumë vitesh, punëtorëve të NPK-së u janë paguar të gjitha pagat, raporton Portalb.mk.

Nga ‘Më Mirë për Tetovën’ e përshëndetën arritjen se punëtorët e NPK “Tetova” më në fund pranuan rrogat që i meritojnë. Megjithatë, ata thonë se ajo që u pa në manifestimin e djeshëm të Komunës së Tetovës nuk është e hijshme. Ata theksojnë se shërbimi dhe institucionet publike nuk janë pronë e askujt dhe posaçërisht punëtorët nuk duhet të kushtëzohen për atë që meritojnë duke u bërë pjesë e fushatave promovuese.

“Edhe më absurde është mënyra se si është organizuar i gjithë ky manifestim, ku shfaqet një pankartë gjigante me elemente vizuale qartësisht të identifikueshme me ato të VLEN-it dhe me mbishkrimin “FALEMINDERIT”, sikur dikush nga jashtë po i falënderon “shefat” për zgjidhjen, ndërkaq duket qartë se vetë drejtuesit e pushtetit, në mënyrën më të ulët, organizojnë “falënderimin” për veten. Rrjedhimisht lindin pyetjet se kush i ka paguar këto pankarta dhe materialet e këtij manifestimi? Me paratë e NPK-së? Me paratë e Komunës? Apo me paratë e partisë? Apo vallë punëtorët e kanë organizuar këtë falemnderim spektakular sepse përfundimisht siç prezantohet kanë marrë atë që u takon? Publiku ka të drejtë ta dijë”, thonë nga MMPT.

Ata theksojnë se punëtorët e NPK-së, posaçërisht ata më të prekurit ndër to, meritojnë paga të rregullta, kontribute të mbuluara, sigurim shëndetësor, kushte pune, respekt dhe siguri, e jo të instrumentalizohen për fotografi dhe propagandë.

“Nëse puna e tyre është vërtet e çmuar, le t’u dëshmohet kjo çdo ditë përmes trajtimit dinjitoz dhe menaxhimit të përgjegjshëm të ndërmarrjes, e jo përmes shfaqjeve ku pushteti organizon manifestime për ta duartrokitur veten. NPK “Tetova” nuk është pronë e askujt politikisht, ndërsa punëtorët nuk janë material për PR partiak. Kjo mënyrë e keqpërdorimit të tyre është e papranueshme”, thanë nga MMPT.

Dje në sheshin e Tetovës, autoritetet komunale, kryetari i komunës dhe drejtori i NPK-së u mblodhën për të dhënë lajmin se punëtorëve të NPK-së u janë paguar të gjitha pagat.

“Pas më shumë se 15 vitesh, për herë të parë, punëtorët e NPK-së me paga dhe kontribute të paguara. Asnjë pagë e prapambetur.Së bashku me drejtorin Samet Bislimi dhe punëtorët e NPK-së, shënuam një ditë të veçantë. Ne e premtuam dhe sot e realizuam. Një falënderim i veçantë për punëtorët e NPK-së, të cilët për vite me radhë, edhe në kushte të vështira, kanë vazhduar t’i shërbejnë qytetarëve të Tetovës. Sot ata kanë atë që meritojnë, pagë të paguar, kontribute të paguara dhe dinjitet në punë”, tha kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Kujtojmë se punëtorët e NPK ‘Tetova’ vazhdimisht janë përballur me mungesë të pagave dhe vonesa me muaj, gjithashtu edhe me sigurimet shëndetësore. Pavarësisht premtimeve për zgjidhje, situata është përsëritur vazhdimisht kohë pas kohe. Komuna e Tetovës e ka subvencionuar NPK-në disa herë me miliona denarë, për çka opozita ka pasur vazhdimisht kritika.

27

SA JENI TË KËNAQUR ME PUNËN E QEVERISË VMRO-DPMNE–VLEN–ZNAM?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Gusht, 2026 17:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
27

SA JENI TË KËNAQUR ME PUNËN E QEVERISË VMRO-DPMNE–VLEN–ZNAM?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?