Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:46 në rrugën “Done Bozhinov” në Kumanovo, ku një motoçiklist ka humbur jetën në vendngjarje.
Sipas Sektorit të Punëve të Brendshme të Kumanovës, në aksident janë përfshirë një veturë e tipit “Seat”, e drejtuar nga A.A. (64), dhe një motoçikletë e drejtuar nga D.S. (49).
Si pasojë e përplasjes, motoçiklisti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi i Shërbimit të Urgjencës Mjekësore.
Autoritetet kanë bërë të ditur se inspektimi i vendit të aksidentit është ende në zhvillim, ndërsa po hetohen shkaqet e ngjarjes.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
29 Qershor, 2026 20:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.