MPB njofton arrestimin e një 30-vjeçari pas kontrollit në banesë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Qershor, 2026 12:52

MPB njofton arrestimin e një 30-vjeçari pas kontrollit në banesë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një 30-vjeçar nga Kavadari, pas gjetjes së lëndëve narkotike gjatë një kontrolli të realizuar në banesën e tij.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), më 24 qershor 2026, rreth orës 20:30, nëpunës policorë nga sektori për luftimin e tregtisë së paligjshme me drogë pranë Njësisë së Punëve të Brendshme në Kavadar e privuan nga liria personin me inicialet N.R. (30).

Gjatë bastisjes së kryer në shtëpinë e tij, me urdhër të lëshuar nga gjykata kompetente, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi marihuane si dhe letra mbështjellëse të njohura si “rizla”.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori publik. Autoritetet bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të ngrihet kallëzim përkatës ndaj tij, në përputhje me procedurat ligjore.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Flaka

90
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Qershor, 2026 12:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
90
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?