Një 39-vjeçar nga fshati Çellopek i Tetovës është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka drejtuar automjetin në kah të kundërt në autostradën Shkup-Veles, duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti ka ndodhur më 2 gusht 2026 rreth orës 19:20, kur M.SH. ka lëvizur me automjetin e udhëtarëve “Golf” me targa të Tetovës në drejtim të kundërt në autostradë.
Ngjarja u bë publike edhe përmes fotografive të publikuara nga dëshmitarë okularë në rrjetet sociale, pas së cilës policia ka ndërmarrë masa për identifikimin dhe arrestimin e shoferit.
Pas dokumentimit të rastit, ndaj M.SH. do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal për “vozitje të pakujdesshme të automjetit”, ndërsa ai do të dërgohet para prokurorit kompetent publik.
Nga MPB kanë apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe normat e trafikut, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
5 Gusht, 2026 20:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.