Ngjarje e rëndë në lumin Mat, RENEA vijon kërkimet për 33-vjeçarin

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Korrik, 2026 13:34

Ngjarje e rëndë në lumin Mat, RENEA vijon kërkimet për 33-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e urës së Vashës në Klos, ku një 33-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën pasi ka rënë në lumin Mat.

Sipas informacioneve paraprake, i riu ishte duke zhvilluar një aktivitet ngjitjeje me litar kur, për shkaqe ende të paqarta, ka humbur ekuilibrin dhe ka përfunduar në ujë.

Dyshohet se 33-vjeçari ka rënë në një pjesë të lumit me thellësi të madhe dhe rryma të forta, e njohur si zonë me rrezik të lartë për shkak të vorbullave të ujit.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e kërkim-shpëtimit, përfshirë edhe polumbarët e repartit RENEA, të cilët kanë nisur operacionin për gjetjen e tij.

Pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës, kërkimet vijojnë dhe deri tani nuk është bërë e mundur nxjerrja e trupit nga lumi.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të përcaktuar saktësisht se si ka ndodhur aksidenti tragjik.

Flaka

286
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Korrik, 2026 13:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
286
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?