Nuk u rezistoi dot parave: punonjësja e bankës dyshohet se përvetësoi 39.000 euro nga klienti

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Mars, 2026 00:37

Nuk u rezistoi dot parave: punonjësja e bankës dyshohet se përvetësoi 39.000 euro nga klienti

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë ka dorëzuar padi penale ndaj një 31-vjeçareje nga Tetova, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “përvetësim”.

Sipas raportit policor, e dyshuara, e cila ka qenë e punësuar në një filial banke në Tetovë, më 3 nëntor 2025 ka pranuar nga një 59-vjeçar nga Tetova shumën prej 39.000 eurosh, me qëllim që ato të depozitoheshin në llogarinë e tij bankare. Megjithatë, ajo nuk i ka transferuar mjetet brenda afatit të premtuar dhe dyshohet se i ka përvetësuar ato në mënyrë të kundërligjshme.

Më 18 nëntor 2025, klienti është paraqitur sërish në bankë dhe, pas një takimi me personat përgjegjës të filialit, i është kthyer një pjesë e parave po atë ditë. Më pas, për pjesën e mbetur, ai është udhëzuar te një drejtues i një subjekti juridik, i cili gjithashtu i ka kthyer një pjesë të mjeteve. Megjithatë, shuma e plotë prej 39.000 eurosh nuk i është rimbursuar të dëmtuarit.

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Mars, 2026 00:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?