Flaka Editorial: Osmani kundër izolimit të vendit nga Mickoski

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Maj, 2025 20:42 Përditësuar

Flaka Editorial: Osmani kundër izolimit të vendit nga Mickoski

Editorial Flaka

Tensionet mbi Integrimin Evropian të Maqedonisë së Veriut kanë nxehur sërish debatin në korrespondencë mes Kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ish-Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Retorika po bëhet gjithnjë e më e ashpër, veçanërisht në lidhje me negociatat e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian dhe kushteve që Mickoski i vendos BE-së duke e zhvendosur vendin drejt një qasjeje më të izoluar. Kjo qasje është parë si një pengesë serioze për anëtarësimin e vendit, pasi Mickoski vazhdimisht kritikon kornizën negociuese dhe shmang veprimet konkrete për të zhbllokuar procesin. Në këtë situatë, në vend që ai ta drejton vendin drejt integrimit, ai po e bllokon atë për interesa politike. 

Sjellja e tij tregon se që nga ardhja në pushtet, ai nuk ka pasur asnjë plan real për të çuar përpara negociatat me BE-në, por ka zgjedhur të kërkojë fajtorë në vend që të pranojë dështimet e tij. Për të fituar poenë populiste në vigjilje të zgjedheve, e njëkohësisht për të maskuar pakënaqësitë që ndodhin brenda koalicionit qeveritar, sërish ka ngritur gishtin drejt ish Ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmanit. 

Sipas Bujar Osmanit, qeveria e Mickoskit nuk ka bërë asnjë përpjekje konkrete për të përmbushur kriteret e anëtarësimit, dhe kjo po e dëmton dosjen evropiane të vendit. Osmani nuk ka lejuar të kalojë lehtë qëndrimi anti evropian i Kryeministrit, ashtu siç po kalon me heshtjen e politikanëve të VLEN, për të cilët kjo temë ende është tabu. 
Osmani ka kritikuar Mickoskin për mungesën e vullnetit politik për të çuar përpara procesin e integrimit, duke e akuzuar se po vendos kushte ndaj BE-së, në vend që të përmbushë kriteret e kërkuara. Ai ka deklaruar se nuk ka negociuar për identitetin maqedonas, por për identitetin evropian të maqedonasve dhe shqiptarëve. 

Në vend që të fokusohet në përmbushjen e reformave për anëtarësim në BE, Mickoski po zhvendos vëmendjen drejt partneriteteve alternative, duke krijuar ndarje politike dhe shmangie nga përgjegjësia. Kjo ka ngritur shqetësime mbi orientimin e ardhshëm të vendit, pasi mungesa e progresit në negociata mund të dëmtojë perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Shqetësimet rriten edhe më shumë për vetë faktin se Vlenistët në heshtje pajtohen që Maqedonia e Veriut të hapërojë mbrapa drejt izolimit. Ata as që e kanë guximin që të kundërshtojnë një gjë të tillë, duke shprehur lojalitet dhe dëgjueshmëri absolute ndaj Mickoskit dhe politikave të tij.

Por Osmani, zyrtar i BDI-së, parti e vetme që mbron interesat shqiptare në RMV, në një reagim të tij ka theksuar se negociatat me BE-në janë më të rëndësishme se marrëveshjet politike për zgjedhjet, duke paralajmëruar se bllokimi i procesit mund të ketë pasoja të rënda për vendin. Ai ka bërë thirrje për bashkëpunim politik, në vend të luftës për fajtorë, duke theksuar se nuk ka plan B, vetëm përgjegjësi për të realizuar planin A.

Nëse Mickoski vazhdon me strategjinë e bllokimit, Maqedonia e Veriut do të mbetet një vend në pritje, duke humbur mundësi të rëndësishme për zhvillim. Në vend që të krijojë aleanca të dyshimta, ai duhet të angazhohet për të sjellë rezultate konkrete në negociatat me BE-në.

Qeveria nuk mund të mbështetet te spekulimet politike për të justifikuar dështimet e saj. Mickoski duhet të vendosë nëse do të vazhdojë të shmangë përgjegjësinë apo do të marrë hapa të guximshëm për të çuar vendin drejt anëtarësimit në BE.

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Maj, 2025 20:42 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?