Një incident i dhunshëm ka ndodhur më 12 dhjetor para Shkollës Fillore “Dituria” në Saraj të Shkupit, ku gjashtë nxënës kanë sulmuar fizikisht dy nxënës të klasës së nëntë, transmeton TV21.
Ngjarja u bë publike edhe në rrjetet sociale, ndërsa Ministria e Brendshme ndërmori menjëherë masa për zbardhjen e plotë të saj. Me prindërit dhe nxënësit e dëmtuar janë zhvilluar biseda zyrtare, ndërsa njëri nga nxënësit ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa tjetri ka pësuar lëndime trupore.
Autorët e dyshuar, të moshës 13 deri në 15 vjeç, janë identifikuar dhe të gjashtë janë thirrur në stacion policor. Për rastin është njoftuar edhe Prokuroria, dhe pas dokumentimit të plotë, ndaj të dyshuarve do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale “dhunë”. Gazeta Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
13 Dhjetor, 2025 23:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.