Pesë persona nga Tetova nën hetim për krime të rënda ndaj të miturës

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Dhjetor, 2025 20:56 Përditësuar

Pesë persona nga Tetova nën hetim për krime të rënda ndaj të miturës

Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal, ndërsa Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj pesë personave nga Tetova, të dyshuar për vepra të rënda penale, përfshirë trafikim me fëmijë, sulm seksual dhe përdhunim, raporton TV21.

Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit më 24 dhjetor ka ngritur kallëzim penal ndaj personit F.M. (25) për veprën penale “trafikim me fëmijë”, ndaj I.D. (56), A.S. (30) dhe L.S. (28) po ashtu për “trafikim me fëmijë”, si dhe ndaj R.M. (31) për veprën penale “sulm seksual dhe përdhunim”.

Gjatë bastisjeve të realizuara nga policia janë konfiskuar telefona mobilë dhe karta SIM, ndërsa të gjithë të dyshuarit janë arrestuar dhe janë në dispozicion të organeve të drejtësisë.

Sipas autoriteteve, viktimë e rastit është një vajzë e mitur, e cila dyshohet se është mashtruar, kërcënuar dhe shfrytëzuar seksualisht gjatë periudhës 2023–2024. Nga MPB bëhet e ditur se i dyshuari kryesor e ka mashtruar viktimën, e cila në atë kohë ishte 15 vjeçe, duke i premtuar lidhje dashurie, ndërsa përmes kërcënimeve dhe shantazhit e ka detyruar të përdorë narkotikë dhe ta shfrytëzojë seksualisht.

Po ashtu, sipas hetimeve, me qëllim përfitimi të paligjshëm material, viktima u është mundësuar edhe personave të tjerë të dyshuar të kryejnë akte seksuale ndaj saj në disa lokacione në zonën e Tetovës. Njëri nga të dyshuarit dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me forcë, kundër vullnetit të të miturës.

Hetimet për rastin vazhdojnë, ndërsa autoritetet paralajmërojnë informacione shtesë në ditët në vijim.

Flaka

91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Dhjetor, 2025 20:56 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?