Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së mërkurës në zonën e Hamallajt, në Durrës, ku një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosje të rëndë.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, rreth orës 16:40, shtetasi A. L., 44 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë ndaj Liridon Ratës, 28 vjeç, duke e lënë të plagosur rëndë. I riu ndodhet aktualisht në spital, në gjendje kritike për jetën.
Shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij. Kontrollet po vijojnë në zonën përreth dhe në ambiente ku dyshohet se mund të jetë fshehur 44-vjeçari.
Grupi hetimor është angazhuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa sipas raportimeve paraprake, konflikti mund të ketë nisur për një vend parkimi.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
20 Gusht, 2025 20:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.