Plagosje në ‘Zonën e Treshit’: 27-vjeçari në spital, 3 të arrestuar

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Gusht, 2025 17:02

Plagosje në ‘Zonën e Treshit’: 27-vjeçari në spital, 3 të arrestuar

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si “Zona e Treshit”, ku 27-vjeçari R. Ç. mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë, pas një konflikti të çastit për shkak të një borxhi të pashlyer.

Si rezultat i hetimeve, janë arrestuar B. N. (47 vjeç), A. L. (42 vjeç) dhe I. K. (51 vjeç), ndërsa S. N. (35 vjeç) është shpallur në kërkim. Të arrestuarit akuzohen për “Vrasje me dashje në tentativë”, “Mbajtje pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe një prej tyre për “Moskallëzim krimi”.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital, ndërsa një tjetër person, G. Sh. (42 vjeç), ka pësuar dëmtime të lehta nga goditje me sende të forta.

Policia ka sekuestruar një automjet dhe sende të tjera të kundërligjshme, që dyshohet se janë përdorur nga autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Puna për kapjen e personit në kërkim dhe gjetjen e armës së krimit vijon nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Materialet procedurale janë referuar për veprime të mëtejshme ligjore.

Flaka

91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Gusht, 2025 17:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?