Policia bastis objekte në Batincë, i dyshuari për vrasje ende në arrati

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Janar, 2026 15:05

Policia bastis objekte në Batincë, i dyshuari për vrasje ende në arrati

Policia mbrëmë ka zhvilluar një aksion të gjerë në fshatin Batincë të Shkupit, duke bastisur disa objekte me qëllim arrestimin e një personi të dyshuar për vrasje, por pa arritur ta kapë atë.

Sipas informacioneve fillestare, shërbimet policore kishin të dhëna se i dyshuari ndodhej në vendbanimin e tij në Batincë. Megjithatë, pavarësisht kontrolleve të realizuara, ai nuk është gjetur dhe arrestuar. Nga policia bëjnë të ditur se aksioni ende vazhdon.

I dyshuari, me inicialet M.XH., kërkohet për vrasjen e oficerit të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, A.M. (49 vjeç), krim që dyshohet se është kryer më 11 korrik të vitit 2025.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Goce Andreev, ka deklaruar se ndaj të dyshuarit është lëshuar si fletëarrest vendor, ashtu edhe ndërkombëtar.

“Nga marrja e mëparshme e informacioneve, shërbimet policore kompetente nga MPB gjatë ditës së djeshme kanë vepruar në rajonin e Shkupit, me qëllim privimin nga liria të një personi për të cilin është lëshuar fletëarrest vendor dhe ndërkombëtar për vepra të rënda penale. Aktivitetet vazhdojnë në terren me qëllim gjetjen dhe arrestimin e personit me interes të lartë”, tha Andreev.

Nga MPB theksojnë se do të vazhdojnë me aktivitete intensive deri në lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Flaka

91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Janar, 2026 15:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?