Policia e Shkupit mbrëmë konstatoi 128 shkelje në trafik – një person u arrestua, iu gjet kokainë

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Gusht, 2025 09:32

Policia e Shkupit mbrëmë konstatoi 128 shkelje në trafik – një person u arrestua, iu gjet kokainë

Gjatë natës së kaluar (28/29.08.2025), në periudhën prej orës 17:00 deri në 01:00, nga Njësia për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë SPB Shkup u zhvillua kontroll i shtuar në kuadër të Aksionit Operativ “Trafik i Sigurt”. Theksi i kontrollit ishte tek pjesëmarrësit që drejtojnë motoçikleta.

Gjatë kontrollit u ndërmorën masa ndaj 128 pjesëmarrësve në trafik, prej të cilëve 94 drejtues motoçikletash. U shqiptuan:

  • 16 gjoba për drejtim motoçiklete pa patentë shoferi,
  • 46 masa për mosvendosje të helmetës mbrojtëse,
  • 17 gjoba për drejtim pa dhënë provim për njohjen e rregullave të trafikut,
  • 6 gjoba për drejtim pa poseduar kategorinë përkatëse,
  • 5 gjoba për leje qarkullimi të skaduar,
  • 2 gjoba për moslejim të këmbësorëve në vijat e bardha.

Gjatë aksionit policia arrestoi D. Lj., pasi gjatë kontrollit tek ai u gjet kokainë. U ndëshkuan edhe 10 drejtues automjetesh për drejtim pa patentë shoferi (vetura dhe mjete të rënda), ndërsa u shqiptuar edhe 2 masa për drejtim nën ndikimin e alkoolit dhe 1 gjobë për mosndalim në shenjën “STOP” të dhënë nga policët uniformuar.

Aksionet kontrolluese në kuadër të operacionit do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme me intensitet të shtuar. Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe ligjet e trafikut, për të kontribuar në rrugë më të sigurta. Flaka Media

93
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Gusht, 2025 09:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
93
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?