Policia jep detaje për vrasjen në Tetovë: Një i vdekur, katër të plagosur, mes tyre një vajzë e mitur

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Gusht, 2025 15:23

Policia jep detaje për vrasjen në Tetovë: Një i vdekur, katër të plagosur, mes tyre një vajzë e mitur

Sot (10.08.2025), rreth orës 12:30, në kryqëzimin e rrugëve “Ilindenska” dhe “Blagoja Toska” në Tetovë ka ndodhur një përleshje me armë mes personave nga dy automjete, gjatë së cilës ka ndodhur edhe një aksident trafiku, transmeton Flaka Media. Të dy automjetet më pas janë larguar nga vendngjarja, njëri duke shkuar në rrugën “113”, ndërsa tjetri në drejtim të panjohur.

Sipas informacioneve nga qytetarët dhe dëshmitarët, automjeti që është parë duke lëvizur drejt rrugës “113” ka qenë një Ford Fiesta me targa të Tetovës. Nga verifikimi është konstatuar se targat janë të çregjistruara dhe se automjeti është në pronësi të E.M. (19) nga fshati Gajre, Tetovë.

Gjatë ndërmarrjes së masave, në kryqëzimin e rrugëve “Blagoja Toska” dhe “107” është gjetur një automjet Volkswagen Golf me targa të Tetovës, pronë e F.R. (46) nga Tetova. Brenda tij është gjetur një person i pajetë me plagë nga armë zjarri.

Për rastin është formuar një ekip hetimor i udhëhequr nga prokurori kujdestar pranë Prokurorisë Publike – Tetovë dhe ekipi i ekspertizës nga SPB Tetovë. Aktualisht po kryhet ekspertiza në vendngjarje.

Nga të shtënat janë plagosur gjithsej katër persona:

  • Një vajzë e mitur nga Tetova, e plagosur nga armë zjarri, e cila po mbahet nën vëzhgim në Spitalin Klinik të Tetovës.
  • Dy persona, O.O. (34) dhe R.T., të cilët janë dërguar me urgjencë në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup.
  • Një kalimtar i rastit, A.S. (60) nga Tetova, i plagosur nga të shtënat, gjithashtu i dërguar në klinikat e Shkupit.

Policia thotë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit. Flaka Media

92
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Gusht, 2025 15:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
92
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?