Policia kap 35 kilogramë marihuanë, droga vinte nga Shqipëria drejt Turqisë

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Shtator, 2025 16:21

Policia kap 35 kilogramë marihuanë, droga vinte nga Shqipëria drejt Turqisë

2025, në rrugën rajonale Manastir–Prilep, policia ndaloi transportin e rreth 35 kilogramëve marihuanë. Aksioni u realizua nga shërbimet e Kriminalistikës, SVR Manastir dhe njësia speciale “Tigar”, në kuadër të aktiviteteve të intensifikuara kundër tregtisë së paligjshme me drogë.

Pas masave operative të marra ndaj I.A. (36) nga Prilepi, i cili vetëm 20 ditë më parë kishte përfunduar vuajtjen e një dënimi me burg prej 3,5 vitesh për të njëjtën vepër penale, policia ndaloi automjetin “Golf” që ai drejtonte. Gjatë kontrollit në bagazhin e makinës u gjetën dy çanta me gjithsej 35 pako marihuanë, me peshë rreth 35 kilogramë.

Hetimet treguan se droga ishte futur në mëngjes nga Shqipëria, dhe I.A. kishte për detyrë ta transportonte deri në kufirin shtetëror me Greqinë, prej nga do të dërgohej më tej drejt Turqisë.

I.A. u arrestua dhe u ndalua në Stacionin Policor të Manastirit. Pas kompletimit të dokumentacionit, ndaj tij SVR Manastir do të paraqesë kallëzim penal në Prokurorinë Publike Manastir, për veprën penale “tregti e palejuar me drogë” sipas nenit 215 të Kodit Penal. Flaka

92
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Shtator, 2025 16:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
92
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?