Policia në Shkup zbulon 99 shkelje brenda një nate
Më 09/10.08.2025, në periudhën nga ora 18:00 deri në ora 02:00, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë zhvilluar një kontroll të shtuar aksionar në fushën e trafikut, si dhe për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në territorin e qytetit të Shkupit, transmeton Flaka Media
Gjatë kontrollit janë konstatuar 99 shkelje të rregullave të trafikut, nga të cilat 11 automjete janë larguar me automjetin special “Pajaku”, ndërsa dy automjete janë konfiskuar për shkak të shkaktimit të zhurmës së madhe.
“Janë ndaluar dy të mitur për verifikim identiteti, mosndalim në shenjën ‘Stop’ dhe drejtim mjeti pa leje drejtimi. Gjithashtu, katër persona janë arrestuar pasi gjatë kontrollit tek ata janë gjetur substanca narkotike”, informon policia.
Në bashkëpunim me inspektorët e mjedisit, është kryer matje e nivelit të zhurmës në objekte hotelierike. Dy objekte në qendrën e Shkupit janë kapur duke prishur rendin publik me muzikë të lartë, për çka janë hartuar procesverbale për shkeljet e konstatuara.
Po ashtu, gjatë mbrëmjes së kaluar janë kontrolluar edhe objekte hotelierike në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, ku është verifikuar dokumentacioni i tyre. Flaka Media
















