Policia sekuestron substancë narkotike dhe para, arrestohet 21-vjeçari në Debresh

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 4 Qershor, 2026 21:21

Policia sekuestron substancë narkotike dhe para, arrestohet 21-vjeçari në Debresh

Një 21-vjeçar është ndaluar nga policia në fshatin Debresh të Gostivarit, pasi gjatë një kontrolli janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe para.

Sipas informacioneve nga autoritetet, ngjarja ka ndodhur më 3 qershor 2026 rreth orës 21:30, kur zyrtarët policorë të DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin me inicialet Sh.I. (21), nga fshati Vranjofcë.

Gjatë kontrollit të një automjeti të tipit “Nissan” me targa të Gostivarit, në të cilin ndodhej i dyshuari, policia ka gjetur në çantën e tij marihuanë dhe një shumë parash, të cilat janë sekuestruar për procedura të mëtejshme.

I dyshuari është shoqëruar dhe ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Flaka

24
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 4 Qershor, 2026 21:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
24
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?