Policia zbulon substanca të paligjshme në një bodrum të braktisur në Aerodrom

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Korrik, 2026 12:09

Policia zbulon substanca të paligjshme në një bodrum të braktisur në Aerodrom

Një sasi e konsiderueshme e llojeve të ndryshme të drogës është sekuestruar gjatë një aksioni policor në Komunën e Aerodromit në Shkup, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Sipas njoftimit zyrtar, më 8 korrik, zyrtarët policorë të Njësisë për Tregti të Paligjshme pranë SPB Shkup, pas masave dhe aktiviteteve operative të ndërmarra paraprakisht, kanë kryer një bastisje në një hapësirë të braktisur të bodrumit të një ndërtese.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar lëndë e bardhë në formë gungash, kërpudha halucinogjene, një qese me një sasi të madhe tabletash ekstazi, marihuanë, si dhe tre peshore digjitale, të cilat dyshohet se përdoreshin për përgatitjen dhe shpërndarjen e narkotikëve.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se hetimet janë në vazhdim, ndërsa policia po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të parashtrohet kallëzimi përkatës ndaj personave përgjegjës.

Flaka

251
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Korrik, 2026 12:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
251
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?