Punonjësja e bankës në Tetovë dyshohet për përvetësim të 39 mijë eurove

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Mars, 2026 18:35

Punonjësja e bankës në Tetovë dyshohet për përvetësim të 39 mijë eurove

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka ngritur padi penale ndaj një 31-vjeçareje nga Tetova, me inicialet B.B.I., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “përvetësim”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, e dyshuara, në cilësinë e punonjëses në një filial bankar në Tetovë, më 3 nëntor 2025 ka pranuar shumën prej 39.000 eurosh nga një qytetar 59-vjeçar, me qëllim që mjetet të depozitoheshin në llogarinë e tij bankare.

Megjithatë, në vend që të realizonte transferimin e shumës brenda afatit të premtuar prej tre ditësh, ajo dyshohet se i ka përvetësuar paratë në mënyrë të kundërligjshme.

Rasti është zbuluar më 18 nëntor 2025, kur i dëmtuari është rikthyer në bankë për të kërkuar sqarime. Pas një takimi me personin e autorizuar të filialit, atij i është kthyer vetëm një pjesë e shumës. Për pjesën tjetër, ai është udhëzuar te një drejtues i një personi juridik, i cili po ashtu ka kthyer një pjesë të mjeteve.

Megjithatë, sipas autoriteteve, shuma totale prej 39.000 eurosh nuk i është kthyer plotësisht të dëmtuarit, ndërsa procedurat ligjore ndaj të dyshuarës janë në vijim.

Flaka

91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Mars, 2026 18:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?