RMV, 429 Motoçiklistë të ndëshkuar në aksionin policor

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Korrik, 2025 12:14

RMV, 429 Motoçiklistë të ndëshkuar në aksionin policor

Gjatë ditës së djeshme (02.07.2025), nga ora 16:00 deri në ora 22:00, në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut u realizua një kontroll i përforcuar i komunikacionit me fokus ndaj drejtuesve të motoçikletave. Gjatë kontrollit, janë sanksionuar gjithsej 429 motoçiklistë për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme:

  • 267 vozitës janë ndëshkuar për mospërdorim të helmetës mbrojtëse gjatë drejtimit të motoçikletës,
  • 83 persona janë kapur duke drejtuar pa patentë shoferi,
  • 12 motoçikleta janë konfiskuar për shkak të dokumentacionit të skaduar dhe shkaktimit të zhurmës së tepruar në rrugë.

Përveç kësaj, janë regjistruar edhe 189 shkelje tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Nga MPB njoftojnë se aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve. Apelohet tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta për të gjithë. Flaka

91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Korrik, 2025 12:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?