Seria arrestimesh dhe ngjarjesh të rënda në Maqedoninë e Veriut

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2025 14:14

Seria arrestimesh dhe ngjarjesh të rënda në Maqedoninë e Veriut

Gjatë periudhës së fundit, Policia dhe Njësitë e Sigurisë në Maqedoninë e Veriut kanë ndërmarrë një sërë veprimesh ligjore, duke ngritur kallëzime penale dhe duke privuar nga liria persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Rastet përfshijnë prodhim dhe trafik droge, grabitje, sulme fizike, uzurpim të pronës, ndërtim të paligjshëm, përhapje të materialeve ksenofobike, si dhe ngjarje aksidentale me pasoja të rënda trupore, njofton Flaka Media

SPB Shtip, Veles, Shkup, Kumanovë, dhe njësitë rajonale të Resnjës dhe Ohrit kanë raportuar mbi arrestime dhe kallëzime kundër shtetasve vendas dhe të huaj për vepra të ndryshme penale, duke përfshirë edhe veprime kundër sigurisë kufitare.

Gjithashtu, nëpër qytete janë regjistruar disa aksidente trafiku me pasoja serioze për viktimat, përfshirë edhe fëmijë dhe të mitur. Policia vijon hetimet dhe po ndërmerr masa për dokumentimin dhe ndjekjen ligjore të të gjitha rasteve.

Buletini:

SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër A.S. (35) nga Shtipi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “pengimi i dëshmimit”. Më 29.05.2025 në Shtip, nëpunësit policorë kryen bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar kokainë, peshore digjitale, një thikë dhe kartëmonedha në vlera të ndryshme. Ndërkohë, i denoncuari hodhi drogën në oborr me qëllim që ta shkatërrojë, por ishte gjetur dhe sekuestruar menjëherë.

SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër K.B. (50) nga Velesi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “mundësimi i përdorimit të drogave narkotike”. Më 04.02.2025 në Veles, nëpunësit policorë e kanë gjetur të denoncuarin duke i shitur drogë një personi tjetër, ndërsa më pas qe ushtruar kontroll në shtëpinë e tij dhe ndaj tij personalisht, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe kanabis.

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër S.A. (18) nga Shkupi, M.J. (18) nga Manastiri dhe një të mituri nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “grabitje” dhe kundër R.Gj. (19) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “nxitje”. Më 05.02.2025 në rrethin e një shkolle të mesme në Shkup, i denoncuari i dytë dhe i tretë sulmuan fizikisht të miturën, i denoncuari i katërt i ka nxitur ata, ndërsa i denoncuari i parë ka incizuar me telefon celular, kurse më pas ia kanë marrë telefonin asaj.

Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri ngriti kallëzim penal kundër O.E. (22), D.M.B. (24) dhe A.J. (42), të gjithë nga Republika e Turqisë, dhe A.J. me qëndrim të rregulluar në shtet. Gjegjësisht, më 16.05.2025 në orën 23.30 në Vendkalimin kufitar Bllacë e Poshtme, në hyrje të vendit, nëpunësit policorë i privuan nga liria O.E. dhe D.M.B. për shkak se gjatë kontrollit kufitar u konstatua se kanë pasur dy dalje të njëpasnjëshme, por nuk kanë pasur hyrje dhe se në dokumentet e udhëtimit kanë pasur vulë të falsifikuar . Ndërkohë, në një bisedë zyrtare, ata deklaruan se një shtetas turk duhej t’ua rregullonte qëndrimin e tyre për  kompensim të caktuar monetar. Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, nga liria është privuar edhe A.J. për shkak të dyshimit për përfshirje në ngjarje.

SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër V.G. (35) nga Kavadari, me vendbanim në Negotinë, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “përhapje e materialit racist dhe ksenofobik nëpërmjet sistemit kompjuterik”. Më 17.03.2025, në një publikim në portal interneti, i denoncuari shkroi koment me përmbajtje ksenofobike.

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër B.I. për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “uzurpimi i patundshmërive” dhe “ndërtimi i paligjshëm”. Gjatë vitit 2022, në tokë shtetërore, i denoncuari në cilësinë e investuesit kreu shtojcë të objektit ekzistues afarist, pa miratimin e institucionit kompetent.

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Resnjë ngriti kallëzim penal kundër T.R. nga f. Bella Cërkvë e Poshtme, rrethi i Resnjës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “ndërtimi i paligjshëm”. Në parcelën e tij kadastrore, i denoncuari ndërtoi një tendë që shkelte në shiritin mbrojtës të linjës transmetuese të energjisë elektrike, pa pasur miratim për ndërtim dhe leje nga operatori.

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Resnjë ngriti kallëzim penal kundër E.M. nga Resnja për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “ushtrimi i transportit publik pa posedimin e licencës”. Më 03.04.2025, nëpunësit policorë kontrolluan automjetin e pasagjerëve “Volksvagen pasat”, të drejtuar nga i denoncuari, me ç’rast është konstatuar se ka ushtruar transport publik të udhëtarëve pa poseduar licencë nga organi kompetent.

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër I.R. nga komuna e Likovës për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale ” prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve “. Më 22.01.2024 në f. Likovë, nëpunësit policorë kryen bastisje në shtëpinë dhe ambientet e tjera të të denoncuarit, me ç’rast janë gjetur dhe dekuestruar marihuanë dhe peshore digjitale me mbetje marihuane dhe kokaine.

Më 02.06.2025 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunësit policorë të SPB Shkup i privuan nga liria B.N.D. (31), A.M. (41), D.J. (19) dhe 38-vjeçaren A.M., të gjithë nga Shkupi, si dhe S.T. (30) nga f. Shishevë, rajoni i Shkupit, për shkak se u është gjetur dhe  sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

Më 02.06.2025 në orën 11.45 në Vendkalimin kufitar Tabanovc, në hyrje të shtetit, nëpunësit policorë e privuan nga liria H.S. (47) nga Republika e Greqisë, për shka se gjatë kontrollit kufitar i është gjetur dhe dekuestruar marihuanë. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë në SPB Kumanovë për procedurë të mëtejshme.

Më 02.06.2025 në orën 18.55 në Vendkalimin kufitar Qafasan, në hyrje të shtetit nëpunësit policorë e privuan nga liria A.B. (46) nga Republika e Shqipërisë sepse gjatë kontrollit kufitar dhe verifikimit në evidencën operative është konstatuar se ndodhej në listë me masën “arresto” me kërkesë të Interpol Albania. Ai iu dorëzua nëpunësit policorë në NJPB Strugë për procedurë të mëtejshme.

Më 02.06.2025 në orën 10.30 në SPB Shkup është denoncuar se në f. Vollkovë, rrethi i Shkupit, ka ndodhur aksident trafiku ndërmjet një automjeti pasagjerësh “Audi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga F.K. (30) nga Shkupi dhe një motoçiklete “Honda” me targa të Shkupit, e drejtuar nga O.G. (50) nga Shkupi. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi motoçiklisti, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup. Është kryer këqyrje e vendgjarjes nga ekipi i SPB Shkup.

Më 02.06.2025 në orën 16.38 në SPB Shkup është denoncuar se në rr. “Todor Aleksandrov” në Shkup ka ndodhur aksident trafiku midis një automjeti pasagjerësh “Kia” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.J. (53) nga Shkupi dhe një automjeti pasagjerësh “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.K. (77) nga Shkupi. Në aksident kanë pësuar lëndime trupore të dy shoferët, të konstatuara Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Sh. Naum Ohridski” në Shkup. Është kryer këqyrje e vendgjarjes nga ekipi i SPB Shkup.

Më 02.06.2025 rreth orës 21.10 në SPB Kumanovë është denoncuar se në kryqëzimin e rr. “Gjorçe Petrov” dhe rr. “Trajko Prokopiev”, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti pasagjerësh “Seat ibica”, i drejtuar nga F.T. (23) nga Kumanova, një automjeti pasagjerësh “Opel korsa” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga E.S. (25) nga Kumanova, dhe një motoçiklete “Honda”, e drejtuar nga P.N. (37) nga Kumanova. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, ndërsa lëndime trupore pësuan F.T. dhe E.S. të konstatuara në spitalin e Kumanovës. Është kryer këqyrje e vendgjarjes nga ekipi i SPB Kumanovë.

Më 02.06.2025 në orën 18.15 në SPB Gostivar është raportuar se në rr. “Boge Beljanoski” në Gostivar, një automjet pasagjerësh “Opel” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga R.B. (66) nga f. Çegran, rrethi i Gostivarit, ka goditur një fëmijë 9-vjeçar nga Gostivari. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi e mituara, të konstatuara në spitalin e Gostivarit. Është kryer këqyrje e vendgjarjes nga ekipi i SPB Kumanovë.

Më 02.06.2025 në orën 13.30 në SPP Ohër është denoncuar se në rrugën “7 Nëntori” në Ohër ka ndodhur aksident trafiku ndërmjet një mopedi “Tomos” me targa të Ohrit, i drejtuar nga A.I. (19) nga Ohri dhe një mopedi “Peda” me targa të Ohrit, i drejtuar nga V.S. (65) nga Ohri. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi vozitësi V.S., ndërsa lëndime trupore pësoi E.I. (20) nga Ohri, bashkudhëtar në mopedin “Tomos”, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu ekipi i SPB Ohër.

Më 02.06.2025 në orën 11.14 në SPB Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori” Shkup është denoncuar se u është sjellë një 17-vjeçar nga Shkupi, i cili ishte lënduar me një send të mprehtë në një pikë shitjeje në zonën e Karposhit, pas prishjes së mëparshme të rendit dhe qetësisë publike ndërmjet dy grupeve të nxënësve nga dy shkolla të mesme të ndryshme. Për ngjarjen janë njoftuar nëpunësit policorë të delikuencës së të miturve dhe të Njësisë së krimeve të dhunshme pranë SPB Shkup. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Më 02.06.2025 në orën 11.14 në SPB Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori” Shkup është denoncuar se u është sjellë me lëndime nga shpimi një nxënës 17-vjeçar në SHMSH “Gjorgi Dimitrov”. Sipas denoncimit, ai ka pësuar lëndime nga shpimi në një objekt hotelerie në territorin e Karposhit, ku ishte prishur rendi dhe qetësia publike nga një përleshje fizike ndërmjet dy grupeve nxënësish. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Më 02.06.2025 në orën 14.20 në SPB Strumicë, një burrë 62-vjeçar nga një rreth i Strumicës ka denoncuar se më 01.06.2025 ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij V.T., e cila ka përdorur edhe një send të fortë. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

Më 02.06.2025 në orën 15.20 në Njësinë policore Novo Sellë, M.J. (58) nga f. Mokrino, rrethi i Strumicës, ka denoncuar se rreth orës 14.30 në f. Konjarevë i Ri, rrethi i Strumicës, është sulmuar fizikisht nga K.Z. nga f.Konjarevë i Ri, e cila ka përdorur edhe një send të qelqtë. Pas dokumentimit të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.

Më 02.06.2025 në orën 13.00 në SPB Shkup, A.K. (39) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 07.30 në zonën e Shuto Orizarës, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshëme, ishte sulmuar fizikisht nga I.B. nga f. Hasan Beg, rrethi i Shkupit, dhe nga katër persona të tjerë, të cilët kanë përdorur sende druri dhe metali. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Më 02.06.2025 në orën 16.00 në SPB Shkup, D.S. (27) nga Shkupi denoncoi se më 01.06.2025 rreth orës 21.00 në një qendër tregtare në zonën e komunës së Aerodromit në Shkup ishte sulmuar fizikisht nga A.Gj., të cilin e ka njohur, dhe nga disa persona të tjerë, nga të cilët njëri ka përdorur send të mprehtë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Më 02.06.2025 në orën 15.45 në SPB Shkup, një inspektor nga Qyteti i Shkupit ka denoncuar se rreth orës 15.30 para një objekti në zonën e Bit Pazarit, janë derdhur mbeturina nga një mjet transportues mallrash “Iveko” me targa të Shkupit. Po ndërmerren masa për sqarimin e rastit.

Më 02.06.2025 në orën 13.20 në SPB Shkup është denoncuar se në f. Orizarë e Epërme, rrethi i Shkupit, ka shpërthyer zjarr në një automjet pasagjerësh “Fiat punto” me targa të Shkupit, pronë e D.M. (29) nga fshati Orizarë e Epërme. Zjarri ka përfshirë edhe një automjet pasagjerësh “Fiat multipla” me targa të Shkupit, pronë e Z.G. (33) nga Shkupi dhe një automjet pasagjerësh “Folksvagen golf” me targa të Shkupit, pronë e K.Gj. (68) nga Shkupi. Përsona të lënduar nuk ka, ndërsa zjarri është shuar nga një ekip i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit.

Më 02.06.2025 në orën 22.00 në SPB Shkup, një grua 40-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se në zonën e Qendrës ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj A.M. (41) nga Shkupi. Pas dokumentimit të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.

Më 02.06.2025 në orën 10.00 në Shkup, N.M. (49) nga Shkupi ka raportuar se në periudhën nga data 24.01.2025 deri më datë 31.05.2025, me përdorimin e forcës fizike dhe veglës së përshtatshme ishte marrë një bust nga vendi i varrit të gjyshit të saj në Varrezat e Qytetit Butel në Shkup. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Më 02.06.2025 në orën 13.20 në SPB Shkup ishte denoncuar se në zonën e Gazi Babës, pas një mosdurimi reciprok të mëparmë ishte prishur rendi dhe qetësia publike me një përleshje fizike midis 43-vjeçarit Ll.L. nga vendbanimi Ilinden, rajoni i Shkupit dhe F.R. (22) nga fshati Radushë, rajoni i Shkupit, nga njëra anë, dhe G.S. (37) nga fshati Stajkovc, rajoni i Shkupit, nga ana tjetër. Pas dokumentimit të rastit, do të pasojnë parashtresa përkatëse.

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2025 14:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media