Sherr mes dy të miturve në Saraj, arrestohet 16-vjeçari pasi plagosi rëndë një 14-vjeçar

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Korrik, 2026 20:30

Sherr mes dy të miturve në Saraj, arrestohet 16-vjeçari pasi plagosi rëndë një 14-vjeçar

Një 16-vjeçar është privuar nga liria pasi dyshohet se ka plagosur rëndë me një send të mprehtë një 14-vjeçar gjatë një përleshjeje në Saraj të Shkupit.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 11 korrik, rreth orës 15:00. Fillimisht, dy të miturit janë përfshirë në një konflikt fizik para një objekti hotelierik në Saraj.

Pas një intervali të shkurtër, ata janë takuar sërish pranë një objekti tregtar, ku, sipas dyshimeve, 16-vjeçari e ka sulmuar 14-vjeçarin me një send të mprehtë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Gjatë konfliktit, edhe 14-vjeçari ka kundërpërgjigjur duke i shkaktuar lëndim 16-vjeçarit me një send të fortë.

Policia njofton se i dyshuari është ndaluar në orët e para të ditës së sotme dhe ndaj tij është zhvilluar bisedë zyrtare në prani të prindit dhe avokatit.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 16-vjeçarit do të parashtrohet kallëzim penal.

Flaka

287
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Korrik, 2026 20:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
287
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?