Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nisur hetime ndaj një 24-vjeçari nga Volkova, i dyshuar për kryerjen e veprimeve seksuale ndaj një vajze vetëm 5 vjeçe, vepër e dënueshme sipas nenit 188 të Kodit Penal.
Sipas të dhënave hetimore, i dyshuari – i afërm i viktimës – dyshohet se ka kryer disa herë akte të ndaluara në shtëpinë e tij, duke e kërcënuar të miturën që të mos tregojë.
Për të mbrojtur viktimën dhe për të shmangur çdo ndikim në procesin gjyqësor, Gjykata Penale ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit.
Ky rast ka tronditur opinionin publik, ndërsa Prokuroria ka paralajmëruar masa të rrepta për mbrojtjen e të miturve dhe ndëshkimin e ashpër të autorëve të veprave të tilla.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
5 Shtator, 2025 21:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.