Shkup: 33-vjeçari dyshohet për dhunë në familje, bashkëshortja shpëton duke u hedhur nga automjeti

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 21 Qershor, 2026 23:28

Shkup: 33-vjeçari dyshohet për dhunë në familje, bashkëshortja shpëton duke u hedhur nga automjeti

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nisur procedurë penale ndaj një 33-vjeçari nga Shkupi, i cili dyshohet për ushtrim të dhunës në familje dhe lëndim trupor ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur më 20 qershor, kur i dyshuari dhe bashkëshortja e tij ndodheshin në një automjet. Gjatë lëvizjes, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, duke e tërhequr me forcë, kërcënuar dhe tentuar ta godasë me një shishe qelqi.

Për t’i shpëtuar sulmit, gruaja ka hapur derën e automjetit dhe ka kërcyer në rrugë ndërsa makina ishte ende në lëvizje. Sipas Prokurorisë, edhe pas kësaj, i dyshuari ka ndaluar automjetin dhe është përpjekur ta fusë me forcë sërish brenda, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Prokuroria njofton se ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për veprën penale “lëndim trupor” në rrethana të dhunës në familje, ndërsa janë kërkuar masa të posaçme kujdesi për mbrojtjen e viktimës.

Ndër masat e propozuara janë ndalimi i largimit nga vendbanimi, paraqitja e detyrueshme në gjykatë, marrja e dokumenteve të udhëtimit, si dhe ndalimi i çdo kontakti apo afrimi ndaj bashkëshortes së dëmtuar dhe vendeve ku ajo qëndron.

Flaka

406
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 21 Qershor, 2026 23:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
406
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?