Një 34-vjeçar nga Shkupi është arrestuar pasi ka shkaktuar një aksident trafiku në qendër të qytetit, ndërsa gjatë kontrollit është konstatuar se ka drejtuar automjetin në gjendje të rëndë të dehur.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 15:10 në rrugën “Prolet” në Shkup. I.A.L. (34), duke drejtuar një automjet “Matiz” me targa të Shkupit, është përplasur me një automjet tjetër të markës “Honda”, të drejtuar nga D.P. (20), gjithashtu nga Shkupi.
Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, ndërsa të dy automjetet kanë pësuar dëme materiale.
Gjatë kontrollit të kryer nga policia, është konstatuar se shoferi 34-vjeçar kishte 3.29 promilë alkool në gjak. Për shkak të gjendjes së rëndë të dehjes, ai është arrestuar rreth orës 17:00, ndërsa automjeti “Matiz” i është sekuestruar përkohësisht.
Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë të ngjarjes ndaj shoferit do të ngriten kallëzime përkatëse.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
7 Gusht, 2026 20:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.