Prokuroria Publike ka dhënë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një 37-vjeçari nga Marino, i cili dyshohet për veprën penale “tentim vrasje”.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur më 18 tetor 2025, në shtëpinë familjare në Marino. I dyshuari ka sulmuar vëllain e tij duke e goditur disa herë me një shkop druri në kokë dhe në trup, derisa viktima ka filluar të gjakoset dhe ka humbur ndjenjat.
Në vend që të kërkonte ndihmë, i dyshuari është shtrirë për të fjetur. Ditën tjetër, kur është zgjuar dhe ka parë vëllain e tij të shtrirë në gjak, përsëri nuk ka reaguar menjëherë, por ka kërkuar ndihmë mjekësore vetëm tre orë më vonë.
Prokuroria ka kërkuar nga gjykata që ndaj të dyshuarit të shqiptohet masa e paraburgimit, ndërsa viktima ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ky rast ka tronditur opinionin publik, duke ngritur shqetësime për dhunën brenda familjes dhe nevojën për masa parandaluese më të forta.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
20 Tetor, 2025 18:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.