Shkup: Arrestohen tre persona, dyshohen për sulm dhe rrëmbim të një qytetari

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Qershor, 2026 19:56

Shkup: Arrestohen tre persona, dyshohen për sulm dhe rrëmbim të një qytetari

Më 13.06.2026 në orën 14:00, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë arrestuar tre persona: R.B. (45), M.B. (36) dhe B.B. (34), të gjithë nga fshati Gërçeç, Komuna e Sarajit.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, më 12.06.2026 rreth orës 14:00 në zonën e Karposhit, kur viktima D.E. (36) nga fshati Semenishtë ka raportuar se tre të dyshuarit, me automjete të tipit “Hyundai”, “Volkswagen Tiguan” dhe “Volkswagen Passat”, i kanë prerë rrugën dhe e kanë ndaluar me forcë automjetin e tij “Mercedes”.

Sipas kallëzimit, njëri nga të dyshuarit, R.B., e ka sulmuar fizikisht viktimën duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Më pas, tre personat dyshohet se e kanë futur me forcë në një nga automjetet e tyre dhe e kanë transportuar fillimisht në një autopllac në Karposh, ndërsa më vonë e kanë lënë në fshatin Shishevë të Shkupit.

Pas veprimeve hetimore, policia ka arritur t’i lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarit. Autoritetet njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës penal.

Flaka

108
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Qershor, 2026 19:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
108
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?