Një 21-vjeçar nga fshati Idrizovë, në rrethinën e Shkupit, është privuar nga liria nga policia nën dyshimin se ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor ndaj një të mituri.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), rasti është denoncuar nga I.B. (44), i cili ka raportuar se më 31 korrik, rreth orës 23:50, në fshatin Idrizovë, V.H. ka sulmuar djalin e tij 15-vjeçar, pas një konflikti të mëparshëm lidhur me prishjen e rendit dhe qetësisë publike.
Policia ka bërë të ditur se personi i dyshuar është arrestuar më 1 gusht në Shkup, ndërsa pas përfundimit të dokumentimit të rastit, Njësiti për Krim të Dhunshëm pranë SPB Shkup do të paraqesë kallëzim penal për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”, sipas nenit 131 të Kodit Penal.
Autoritetet po vazhdojnë procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
2 Gusht, 2026 13:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.