Shkup: Kallëzim penal ndaj tre të rinjve për dhunë ndaj një fëmije

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Korrik, 2026 19:41

Shkup: Kallëzim penal ndaj tre të rinjve për dhunë ndaj një fëmije

Tre persona nga Shkupi janë përfshirë në një rast të rëndë dhune ndaj një të mituri 14-vjeçar, për të cilin është ngritur kallëzim penal nga SPB Shkup – Njësia për Kriminalitet të Dhunshëm.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), të dyshuarit J.J. (19), V.S. (23) dhe V.A. (19) akuzohen për veprën penale “dhunë ndaj fëmijës”, sipas nenit 201-a të Kodit Penal.

Ngjarja ka ndodhur më 22 qershor 2026, rreth orës 23:50, në rrugën “Finska” në Shkup, ku në një park, të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht të miturin. Gjatë sulmit është përdorur një mjet i fortë, ndërsa viktima ka pësuar lëndime edhe nga një mjet i mprehtë.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është gjetur edhe thika e dyshuar si mjeti i përdorur në kryerjen e veprës penale. Ajo është sekuestruar dhe dërguar për ekspertizë.

Pas ndërmarrjes së masave hetimore, të dyshuarit janë privuar nga liria dhe ndaj tyre është zhvilluar bisedë zyrtare, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.

Flaka

240
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Korrik, 2026 19:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?